Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Do të mbahen Ligjerata rreth parandalimit të ngacmimeve në shkolla

2024/02/07 - 10:48

Në takimin e radhës të koordinimit lokal për siguri, nënkryetarja e Komunës e cila është edhe kryesuese e takimit znj. Mihrije Suka, sot ka fol për aktivitetet dhe punët që janë kryer  gjatë dy jave të kaluara në Komunë, ku ka numruar të gjitha aktivitetet që janë të publikuara në rrjetet sociale dhe në web faqen zyrtare të Komunës. Ajo mes tjerash ka fol edhe për përgaditjet që po bëhen për Festën e Pavarësisë – 17 shkurtit si dhe për Shënimin e 8 Marsit.Ndërkaq,  për gjendjën e sigurisë në Komunë ka raportuar  Komandanti  i  Stacionit  policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj,  i cili ka thënë se situata është e qetë dhe stabile. Ai më pastaj ka numëruar rastet që kanë ndodhur gjatë  dy jave  si dhe ka bërë të ditur se në bashkëpunim me DKA-në  do të mbahen Ligjerata nëpër shkolla rreth parandalimit të ngacmimeve seksuale dhe vetëdijesimin e nxënësve në këtë dukuri .  Ndërsa gjatë 2 jave  janë shqiptuar  413  tiketa për kundervatje dhe janë resalizuar  22 urdhëresa.