Suharekë
2010/07/13 - 12:00
Meqë MASHT-i ka autorizuar SBASHK-un që të fillojë punën me ekspertët e informatikës, në qendrat trajnuese të të gjitha komunave të Republikës së Kosovës, për realizimin e projektit për arsim profesional në ngritje të cilësisë të procesit arsimor në arsimin parauniversitar, Drejtoria komunale e arsimit në Suharekë ka marrë për obligim që të mundësojë dhe të ndihmojë në realizimin e këtij projekti si shumë të nevojshëm edhe për rritjen e cilësisë së arsimit në komunën tonë. Në takimin e drejtorit të Drejtorisë së arsimit me përfaqësuesit e SBASHK-ut u bisedua rreth realizimit të projektit për arsim profesional, për ngritjen e cilësisë së procesit arsimor në arsimin parauniversitar.