Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Drejtoria e arsimit mbajti aktivitetin e kulturës së gjuhës “Gjuhëtari i ri”

2010/05/24 - 12:00

 Sot në këtë aktivitetet patën mundësi të marrin pjesë nga tre nxënës të këtyre shkollave gjithsej 75 nxënës të komunës së Suharekës, të përzgjedhurit me rezultate më të mira të këtij konkursi të kulturës së gjuhës. Drejtoria komunale e arsimit për këta nxënës pjesëmarrës në këtë aktivitet u kujdes për mundësinë e transportit edhe për ushqim. Pas rezultateve të këtij testi, tre nxënës më të mirë do të marrin pjesë në nivelin qendror,  që do të mbahet me datat 11- 13 qershor në Prishtinë.  Sot në lokalet e gjimnazit “ Jeta e Re” u zhvillua konkursi i kulturës së gjuhës “ Gjuhëtari i ri”, nën organizimin e shoqatës së gjuhës shqipe të Kosovës në bashkëpunim me Drejtorinë komunale për arsim në komunën e Suharekës. Ky aktivitet u zhvillua në 25 shkolla fillore dhe të mesme të komunës së Suharekës ku testit iu nënshtruan  nxënësit e klasave të VI- të deri në klasët e IX-ta.