Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Drejtoria komunale e arsimit mbajti takim informativ me administrues dhe vëzhgues të maturës shtetërore 2010

2010/05/28 - 12:00

 Të pranishëm në këtë takim ishin përfaqësuesit e zyrës së Inspektoratit të arsimit – Prizren, përfaqësuesit e Drejtorisë komunale të arsimit të komunës së Suharekës dhe të gjithë administruesit dhe vëzhguesit që janë të angazhuar rreth provimit të maturës shtetërore 2010. Ndërkaq si qëllim kryesor ky takim pati udhëzimet për ecurinë e administrimit të testit të maturës shtetërore 2010. Testi i maturës shtetërore 2010 do të mbahet më 5 qershor 2010.  Sot në Shtëpinë e Kulturës “ Ukë Bytyçi”, nën organizimin e Drejtorisë komunale për arsim në bashkëpunim me MASHT-in, u mbajt takimi informativ rreth provimit të maturës shtetërore 2010.