Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Drejtoria komunale për arsim po mbanë testin provues për klasat e IX-ta

2010/06/01 - 12:00

Në pjesën më të madhe të shkollave ku ka klasë të IX-ta veç ka përfunduar testimi, tani pritet që deri më 3 qershor të përfundojë në tërësi ky test. Ndërkaq mbetët obligim i Drejtorisë komunale për arsim dhe shkollave që në bazë të rezultateve të arritura, aty  ku do të vërehen ngecje  të organizohet mësim plotësues. Testi provues i klasave të IX-ta përfshinë të gjitha lëndët të cilat parashihen të jenë në testin e arritshmërisë për klasat e IX-ta. Drejtoria komunale e arsimit në bashkëpunim me shkollat e komunës së Suharekës organizon testin provues për klasat e IX-ta. Qëllimi i këtij testi provues për klasat e IX-ta është vlerësimi i njohurive të nxënësve dhe përgatitja për testin përfundimtarë të arritshmërisë për klasat e IX-ta.