Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Drejtorie komunale e arsimit dje ka dalë me rezultate të testit të klasave të nënta

2010/07/09 - 12:00

Po ashtu DKA-ja  ka bërë shpërndarjen e regjistrave nëpër shkolla në mënyrë që të përgatiten dëftesat e nxënëse. Ndërkaq me datën 9,12 dhe 13 korrik do të bëhet regjistrimi i nxënësve të klasave të nënta në të dy shkollat e mesme të komunës sonë në bazë të konkursit të shpallur me datën 08.07.2010 nga MASHT-i.
            Të dyja këto shkolla i kanë bërë përgatitjet e duhura për pranimin e dokumenteve të nxënësve të cilët aplikojnë për klasë të X-ta.

Duke u bazuar në të dhënat e Drejtorisë komunale për arsim, me datën 08.07.2010, janë komunikuar rezultatet e nxënësve të klasave të nënta, në komunën e Suharekës, ku sipas tyre këto rezultate janë të kënaqshme.