Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Edhe me banorë të Semetisht,Nishor,Kasterrc dhe Breshanc u diskutua për KAB (Kornizën Afatmesme Buxhetore ) për vitin 2025-2027

2024/06/07 - 10:35

Sot është mbajtur takime me qytetarë ku po diskutohet për KAB (Kornizën Afatmesme Buxhetore ) për vitin 2025-2027.Me banorë të fshatrave është diskutuar për planifikimin e buxhetit. Edhe në këtë takim të pranishmit i kanë paraqitur kërkesat e tyre dhe kanë dhënë ide lidhur me projektet që janë në interes për fshatin e tyre. Të gjitha propozimet dhe idet e tyre janë evidentuar në procesverbal dhe do të publikohen në webfaqen e Komunës si dhe do të merrën parasysh gjatë hartimit dhe planifikimit të Listës së projekteve të parapara për vitin 2025.