Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Edhe në Leshan u përurua objekti i ri dhe modern i shkollës fillore dhe të mesme të ulët

2020/09/16 - 12:47

Objekti i ri shkollor sot u përurua edhe në fshatin Leshan. Edhe këtu shkolla e vjetër u zëvendësua me objekt të ri dhe modern. Ministri i arsimit Likaj ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për shkollën e re, ndërsa kryetari Muharremaj, ka premtuar se shumë shpejt do të ndërtohet edhe fusha sportive për nxënësit e kësaj shkolle. Shkolla e Leshanit është një objekt i bukur, modern dhe me të gjitha hapësirat që  i nevoiten një shkolle moderne.