Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Edhe Studençani me laborator të analizave

2013/03/22 - 12:00

Komuna e Suharekës, përkatësisht Drejtoria Komunale e Shëndetësisë dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, i ka dhënë vetës detyrë që të përmirësoj dukshëm shërbimet mjeksore për të gjithë banorët e komunës së vet. Kështu, pas hapjës së Laboratorit për analiza shëndetësore në fshatin Mushtisht, dje u hap edhe një Laborator tjetër i analizave në fshatin Studençan. Ky do të jetë në shërbim të banorëve jo vetëm të Studençanit por edhe të banorëve përreth ti si Samadraxhës, Doberdelanit, Neprebishtit etj.