Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Gjatë dy jave, situatë e qetë e sigurisë

2024/12/04 - 10:13

Në takimin e rregullt të Koordinimit lokal për siguri që u mbajt sot e të cilin e ka kryesuar znj. Mihrije Suka, nënkryetare e Komunës, u fol për aktivitetet që janë zhvilluar gjatë dy jave në Komunë, për të cilat ju kemi njoftuar përmes publikimeve në web faqen e Komunës dhe në rrejtet sociale. Ajo gjithashtu ka përmendur edhe aktivitetin 16 Ditë aktivizim kundër dhunës në baza gjinore si dhe pjesmarrjen e rreth 100 përsonave në aktivitetin me rastin e shënimit të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë në Tiranë. Shefi i sektorit të krimeve në Stacionin policor në Suharekë, toger Vehbi Bytyçi , gjatë raportimit për rastet që kanë ndodhur pasi ka thënë se ka qenë një periudhë e qetë dhe e sigurt’ m’ pastaj ka bërë të ditur se gjatë dy jave kanë ndoshur 18 raste të veprave penale dhe 4 aksidente në trafik si dhe 2 raste të dhunës në familje. Në takim u tha se këto dy javët e fundit ka rënje të dukshme të rasteve që prishin qetësinë dhe sigurinë e qytetarëve. Ndërsa gjatë dy jave janë shqiptuar 303 tiketa në trafik.