Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Gjendje e qetë e sigurisë gjatë dy jave që kaluan

2024/03/20 - 10:44

Në takimin e radhës të koordinimit lokal për siguri, nënkryetarja e Komunës e cila është edhe kryesuese e takimit znj. Mihrije Suka, ka fol për aktivitetet dhe punët që janë kryer  gjatë dy jave të kaluara në Komunë, ku ka numruar të gjitha aktivitetet që janë të publikuara në rrjetet sociale dhe në web faqen zyrtare të Komunës.Ajo ka  bërë të ditur dhe për përgaditjet që janë bërë për të filluar procesi i regjistrimit  që do të filloj me 5 prill 2024. Komuna jonë ka 23 mbikqyrës  dhe 109 regjistrues të cilët do të trajnohen prej 25 deri me 29 mars 2024. Ndërkaq,  për gjendjën e sigurisë në Komunë ka raportuar  Komandanti i Stacionit  policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj,   i cili ka thënë se ka qenë  gjendje e qetë e sigurisë gjatë dy jave që kaluan. Pasi ka numruar rastet që kanë ndodhur më pas ka bërë të ditur numrin e tiketave që janë shqiptuar si 486 tiketa dhe janë realizuar 21 urdhëresa.