Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Gjendje e qetë e sigurisë gjatë dy jave që kaluan

2024/05/22 - 2:03

Në takimin e radhës të koordinimit lokal për siguri, nënkryetarja e Komunës e cila është edhe kryesuese e takimit znj. Mihrije Suka, ka fol për aktivitetet dhe punët që janë kryer  gjatë dy jave të kaluara në Komunë, ku ka numruar të gjitha aktivitetet që janë të publikuara në rrjetet sociale dhe në web faqen zyrtare të Komunës. Ndërkaq,  për gjendjën e sigurisë në Komunë ka raportuar përfaqsuesi i Stacionit Policor në Suharekë, rreshter Samir  Veselaj,  i cili ka thënë se ka qenë  gjendje e qetë e sigurisë gjatë dy jave që kaluan. Ai më pastaj ka numëruar rastet që kanë ndodhur si dhe ka bërë të ditur se gjatë dy jave janë shqiptuar  507  tiketa për kundervatje dhe 32  urdhëresa të realizuara në gjykatë