Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Janë nënshkruar kontratat edhe për 7 Lot-e të rrugëve lokale në vlerë mbi 300.000 euro

2019/05/10 - 4:20

Nga sot do të investohen edhe mbi 300.000 euro, në ndërtimin e rrugëve lokale nëpër fshatra të Komunës së Suharekës. Perfaqsuesit e shtatë Kompanive private, fituese të tendereve, sot kanë nënshkruar Kontratat për të ndërtuar rrugët lokale. Kryetari Muharremaj, me këtë rast duke uruar punë të mbarë, ka kërkuar që të punohet me cilësi dhe me afat kohor të paraparë në kontratë, në të kundërtën do të pasojnë masat ndëshkuese për Kompanitë që nuk do të respektojnë kushtet e kontratës. Me këto investime, kryetari Muharremaj, po e arsyeton premtimin se do të angazhohet  për të siguruar një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët e Komunës sonë.