Suharekë
2024/07/31 - 10:00
Anëtarët e Koordinimit lokal për siguri kanë mbajtur sot takimin e radhës. Kryesuesja e takimit znj. Mihrije Suka nënkryetare e Komunës, ka fol për aktivitetet që janë zhvilluar gjatë dy jave për të cilat janë publikuar lajmet dhe raportet ditore në web faqen e Komunës dhe në rrjetet sociale.
Kurse komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj, gjatë raportimit ka shtuar se në Komunën tonë gjendja e sigurisë është e qetë dhe stabile edhe përkundër fluksit të madh të qytetarëve këto ditë dhe ahengjeve të ndryshme. Mirëpo, ka theksuar ai është rritur numri i rasteve sidomos në trafik i cili është shqetësues pasi gjatë dy jave kemi pasur 21 aksidente, prej të cilave një me fatalitet. Komandanti gjithashtu ka thënë se është shqetsuese edhe rasti i zjarreve dhe përdorimit të armëve në ahengje dhe dasma. Për dy javë kemi konfiskuar 3 armë edhe përkundër Kampanjës “Festo me zemer – jo me armë”. Ai edhe kësaj radhe ka bërë apel për kujdes më të madh të qyetarëve si dhe ka kërkuar bashkëpunim në mes të policisë dhe qytetarëve “Të lajmërohet policia menjëherë për rastet që vërehen.
Ndërsa gjatë 2 jave janë shqiptuar 838 tiketa për kundervatje si dhe janë realizuar 19 urdhëresa.