Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Ka filluar aksioni për pastrimin e ambientit

2018/04/20 - 9:10

Me moton: “Vendi ynë, shtëpia jonë, shëndety ynë – përgjegjësi e jona”, sapo ka filluar aksioni vullnetar për pastrimin e ambientit, largimin e të gjitha mbeturinave përgjatë rrugëve kryesore dhe lokale, shesheve dhe hapsirave publike në të gjithë teritorin e Komunës sonë. Sipas  të dhënave nga Këshilli Organizativ, mbi 7000 qytetarë, nxënës, punërorë, sportistë, artistë, pjestarë të policisë, FSK-së,punëtorë shëndetësor OJQ, Shoqëri civile, kompani private etj.do të jenë pjesmarrës të këtij aksioni. Kryetari i Komunës z. Bali Muharremaj, para fillimit ka udhëzuar policinë të kujdesën për siguri, punëtorët e shëndetësisë të jenë në shërbim të aksionistëve etj.