Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Ka filluar fushata 16 ditë aktivizëm kundër dhunës ndaj gruas

2022/11/25 - 3:22

Me një Tryezë të mbajtur sot që për moto kishte Komuniko me fjalë e jo me dhunë, sot ka filluar fushata 16 ditë aktivizëm kundër dhunës ndaj gruas, si dhe është shënuar 25 Nëntori – Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas. Në Tryezë ku ishin të pranishëm kryetari i Komunës z.Bali Muharremaj, nënkryetarja znj.Mihrije Suka, përfaqsues të policisë, OSBE-së dhe zyrtarë tjerë, u raportua për gjendjën aktuale që është sa i përket dhunës. Ndërkaq, pas diskutimeve dhe raportimeve që u dhanë, u tha se ka rënje të rasteve të dhunës krahasuar me vitin e kaluar, si dhe janë nxjerrë edhe konkluzionet si 1. Fuqizimi dhe senzibilizimi për raportim të rasteve të dhunës në baza gjinore. 2. Të dënohet sulmi dhe dhuna në baza gjinorenë institucione dhe 3. Paralajmërimi i trajtimit diskriminues ndaj përsonave me nevoja të veqantë. Fushata 16 ditë aktivizëm kundër dhunës ndaj gruas ka filluar sot dhe do të zgjas deri me 10 dhjetor 2022.