Kabinete moderne për Gjimnazin “Jeta e Re”
2022/06/16 - 2:12
Gjimnazi “Jeta e Re”, në Suharekë, sot ka pranuar teknologji informative për kabinete të cilat po paisen me tekologji moderne.
Për t’i dorëzuar këto paisje ka shkuar kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj së bashku me drejtorin e Arsimit z.Remzi Bajselmani.
Kryetari Muharremaj, i ka uruar nxënësve dhe mësimdhënësve suksese gjatë procesit mësimor, që tash e tutje do të zhvillohet me teknologji informative moderne të avansuar.
Drejtori i Gjimnazit z.Fadil Elshani e ka falënderuar kryetarin Muharremaj për përkushtimin e tij, që nxënësit të ecin me kohën në aspektin e teknologjisë moderne.
Shkollat në Komunën e Suharekës janë të gjitha të paisura me TIK, e do të vazhdojnë të paisen vazhdimisht me tekonlogji moderne.