Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Këshilli i SHFMU “7 Marsi” vizituan kryetarin Muharremaj

2022/03/04 - 11:50

Këshilli i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “7 Marsi”, sot e kanë viztuar në zyrën e tij, kryetarin e Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj.
Së bashku kanë biseduar për procesin mësimor në këtë shkollë dhe për tema të tjera që kanë të bëjnë me po këtë shkollë.
Gjatë takimit, kryetari Muharremaj tha se: “Kushtet në shkollë, ambienti rreth saj, procesi mësimor do t’a kenë angazhimin tonë për një të ardhme me ide konkrete, në të mirë të nxënësve”.
Mysafirët e kanë falënderuar kryetarin Muharremaj për pritjen dhe për përkrahjen.