Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

KK-ja ka mbajtur takimin e parë  për këtë vit

2025/01/24 - 10:13

KK ( Komitetit për Komunitete) ka mbajtur sot takimin  e parë për këtë vit me këtë rend dite: 1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar; 2. Shqyrtimi i projekt-vendimit për ndryshim-plotësimin e vendimit 01-Nr-016-6358, tё datës 28.01.2022; 3. Shqyrtimi i projekt-vendimit për dhënien e pëlqimit për të zhvilluar procedurat përmes konkurrimit tё hapur për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës; 4. Shqyrtimi i projekt-vendimit për dhënien e pëlqimit për të zhvilluar procedurat përmes ankandit publik për dhënien në shfrytëzim afatshkurta të pronës së paluajtshme të Komunës; dhe 5. Të ndryshme.

Pas diskutimeve që u bënë të gjitha  pikat u miratuan për të dal para anëtarëve të Kuvendit në takimin e radhës që do të mbahet me  30 janar 2025.