Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

KK ka mbajtur takimin e pestë të radhës

2024/05/24 - 9:55

KK ( Komiteti për Komunitete ) sot ka mbajtur takimin e radhës, ku ka diskutuar për këto pika të rendit të ditës:

1.Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar; 2.Shqyrtimi i projekt-vendimit dhënien e pëlqimit për të zhvilluar procedurat përmes konkurrimit tё hapur për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës; 3.Shqyrtimi i projekt-vendimit për mbulimin e shpenzimeve të varrimit; 4.Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e propozimeve të komisionit për dhënien e shpërblimeve “Emblema e artë”, “Skënderbeu” dhe mirënjohjen “13 Qershori” dhe  6.Të ndryshme.

Pas diskutimeve dhe sqarimeve që u dhanë tu gjitha pikat u votuan për të dal para anëtarëve të Kuvendit për miratim në seancën që do të mbahet me 30 maj 2024  me fillim në ora 10:00.