Suharekë
2024/02/13 - 12:13
Anëtarët e KKSB-së (Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi), në takimin e parë për këtë vit, të cilin e ka kryesuar nënkryetarja e Komunës znj. Mihrije Suka, në mes tjerash kanë diskutuar për këto pika të rendit të ditës: 1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar 2. Analizimi i vjedhjeve në territorin e Komunës së Suharekës; 3. Identifikimi dhe krijimi i zonave të gjelbëruara përreth shkollave për të ruajtur hapësirën dhe sigurinë e plotë të nxënësve; 4. Informatë dhe diskutim për projektet të infrastrukturës dhe të shërbimeve që ndikojnë në sigurinë e qytetarëve; dhe 5. Trajtimi i qenve endacak.
Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, shefi i sektorit të krimeve në Stacionin policor në Suharekë, toger Vehbi Bytyçi, ka raportuar dhe ka analizuar gjendjen sa i përket rasteve të vjedhjeve në territorin e Komunës sonë. Edhe për pikat tjera është diskutuar gjatë takimit dhe në fund janë dhënë edhe rekomandimet si: Të rritet bashkëpunimi në mes të policisë, institucioneve dhe komunitetit. Sipas standardeve që kërkohen të realizohen projektet si dhe të bëhet lirimi i hapësirave publike kudo që kërkohet lirimi i tyre. Ndërsa në fund nga përfaqësuesit e FSK-së u bë e ditur se në Shkollën e Mesme Profesionale “Avdyl Ramaj” janë mbajtur Ligjërata rreth vetëdijesimit të nxënësve nga mjetet shpërthyese.