Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Komandanti i JRD-së koloneli Aygun ka takuar kryetarin Kuçi

2013/04/18 - 12:00

Komandanti i JRD-së të KFOR-it në Prizren koloneli turk Eker  Aygun, me përfaqësues të LMT-së në Suharekë, ka takuar kryetarin e Kryetarin e Komunës së Suharekës, z.Blerim Kuçi. Gjatë këtij takimi ata kanë biseduar për zhvillimet  e përgjithshme në Suharekë, me theks të posaqëm në gjendjën e sigurisë  në këtë komunë. Kryetari Kuçi, pasi  e ka falënderuar kolonelin turk Eker  për vizitën e tij në Suharekë, si dhe për ndihmën e vazhdueshme të KFOR-it, më tej e ka njoftuar ate me masat që  ka ndërmarrë  komuna për të krijuar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët, pavarisht nga përkatësia e tyre kombëtare e fetare.