Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Komandanti i KFOR-it italian, kolonel Ruggero Cucchini vizitoi Suharekën

2018/07/06 - 11:44

Komandanti i KFOR-it italian, kolonel Ruggero Cucchini, i cili komandon me forcat ushtarake të KFOR-it në bazën “Villaggio Italia”, sot ka vizituar Komunën e Suharekës dhe është pritur nga kryetari i kësaj Komune z.Bali Muharremaj. Kjo vizitë kishte karakter njohës mes dy palëve, pasi Komandanti italian disa ditë më parë është emruar në këtë post. Gjatë takimit u fol për bashkëpunimin e mirë të komunës së suharekës dhe ushtarëve të KFOR-it. Ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në të ardhmën u tha gjatë takimit.