Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur takimin e parë  për këtë vit

2023/01/23 - 2:45

KPF ( Komitetit për Politikë dhe Financa) sot ka mbajtur takimin  e parë për këtë vit me këtë rend dite: 1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar; 2. Shqyrtimi i projekt-vendimit formimin e komisionit përzgjedhës për intervistimin dhe vlerësimin e kandidatëve që kanë konkurruar në pozitat e drejtorëve dhe zëvendësdrejtoreve; 3. Shqyrtimi i projekt-vendimit për ndryshim-plotësimin e vendimit 01-Nr-16-6343, tё datës 28.01.2022; 4. Shqyrtimi i projekt-vendimit për kompensimin e Kryetarëve të këshillave lokale të fshatrave, vendbanimeve dhe lagje urbane për terë territorin e Komunës së Suharekës; 5. Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin “Lulëkuqja me katër petale” të bëhet simbol unik përkujtimor i gjenocidit në Kosovë; 6. Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e raporti financiar i ekzekutimit dhe i administrimit të buxhetit të Komunës së Suharekës për periudhën janar-dhjetor 2022 dhr 7. Informatë për aktivitet e KKSB-së, për 6 mujorin e dytë të vitit 2022;

Pas diskutimeve që u bënë të gjitha  pikat u miratuan për të dal para anëtarëve të Kuvendit në takimin e radhës që do të mbahet me 31 janar 2023