Suharekë
2021/06/23 - 2:48
Komuna e Suharekës arrin të përzgjedhet në mesin e dhjetë komunave në tërë Kosovën, për mbështetje nga programi i USAID-it për Qeverisje Ekonomike në Kosovë. Si rezultat i përformances më të mirë të treguar në procesin e legalizimit të ndërtimeve pa leje nga ana e Drejtorisë për Urbanizem dhe Planifikim në bashkëpunim me Drejtorinë për Pronë dhe Kasaster, sot në takimin e mbajtur me përfaqesues të USAID-it dhe MMPHI u konfirmua mbështetja e tyre në këtë proces.
Në emer të Komunes për këtë përzgjedhje përfaqesuesit e USAID-it dhe MMPHI u falenderuan nga ana e Kryetarit të Komunes z. Bali Muharremaj