Në takimin e Koordinimit Lokal për Siguri, nënkryetarja e komunës, Mihrije Suka, prezantoi aktivitetet e zhvilluara gjatë dy javëve të fundit dhe nënvizoi rëndësinë e angazhimit në kuadër të fushatës “16 Ditë Aktivizëm Kundër Dhunës me Baza Gjinore”.
Nga ana tjetër, togeri i stacionit policor Bashkim Gashi, raportoi një situatë të qetë gjatë kësaj periudhe. Ai informoi se janë realizuar
• 13 vizita në shkolla
• 10 vizita në komunitete
• Lëshimi i 470 tiketave dhe 10 urdhëresave.
Takimi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve lokale dhe qytetarëve për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien në komunitet.