Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

KPF – ja  ka mbajtur takimin e parë  për këtë vit

2025/01/23 - 8:28

KPF ( Komitetit për Politikë dhe Financa) sot ka mbajtur takimin  e parë për këtë vit me këtë rend dite: 1.Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar; 2.Shqyrtimi i projekt-vendimit për ndryshim-plotësimin e vendimit 01-Nr-016-6358, tё datës 28.01.2022 3..Shqyrtimi i projekt-vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave për dhënien nё shfrytëzim afatgjatë tё pronës se paluajtshme tё Komunës; 4.Shqyrtimi i projekt-vendimit për dhënien e pëlqimit për të zhvilluar procedurat përmes konkurrimit tё hapur për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës; 5.Shqyrtimi i projekt-vendimit për dhënien e pëlqimit për të zhvilluar procedurat përmes ankandit publik për dhënien në shfrytëzim afatshkurta të pronës së paluajtshme të Komunës; 6.Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e raportit me numër të protokollit 01-Nr-052-2910 të datës 14.01.2025 dhe Marrëveshjes;

dhe 7.Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e raportit financiar të ekzekutimit dhe administrimit të buxhetit të Komunës së Suharekës. Mirëpo, rendit të ditës iu shtuan edhe dy pika shtesë: Shuma e mjeteve të të hyrave vetanake  prej 701.872,35 euro të bartët për shpenzim në vitin fiskal 2025 dhe pika tjetër rreth shfrytëzimit të hapsirave publike për reklama.

Pas diskutimeve që u bënë të gjitha  pikat u miratuan për të dal para anëtarëve të Kuvendit në takimin e radhës qe do te mbahet me 30 janar 2025