2019/04/23 - 3:15
Në Gjimnazin “Jeta e Re”, në Suharekë, sot u shënua “Dita e Shkollës” ku i pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës z.Bali Muharremaj dhe drejtori i Arsimit z.Remzi Bytyqi. Kryetari Muharremaj, mbajti nje fjalë rasti duke i uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për këtë ditë të veçantë për ta dhe ndër të tjerash tha se: “do të jemi pranë shkollave çdo herë, në mënyrë që ju të keni kushte sa më të mira për mësim dhe arsim cilësor. Gjimnazi i Suharekës është ndër shkollat më të mira në Kosovë sa i përket cilësisë, andaj ne ndihemi krenarë për këtë realitet dhe do të vazhdojmë tutje me përkrahje”, ka shtuar kryetari Muharremaj. Manifestimi në këtë shkollë vijoi me këngë, valle dhe recitale të pergatitura nga nxënësit e kësaj shkolle.