Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Kryetari Muharremaj, ka bërë homazhe në Gllogjan

2023/03/24 - 1:39

Me rastin e manifestimit përkujtimor  “Epopeja e Dukagjinit  , sot me 24 mars, kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj ka shkuar në Gllogjan, për të nderuar veprën e lavdishme të UÇK-së së Dukagjinit. Ai së bashku me  delegacione të ndryshme ka bërë homazhe dhe ka vendosur kurora me lule  për t ‘ i nderuar të rënët për lirinë që ne e gëzojmë.