Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Kryetari Muharremaj, priti shefin e Misionit të OSBE-së, Jan Braathu

2018/11/15 - 12:47

Kryetari i Komunës së Suharekës z. Bali Muharremaj, bashkë më nënkryetarën  znj,Mihrije Suka, kanë pritur në takim Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë Jan Braathu i cili ishte i shoqëruar nga Drejtori i Qëndresë Rajonale të OSBE-së në Prizren  z. George Katcharava dhe bashkëpunëtorë të tjerë. Gjatë takimit u bisedua për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të Komunës së Suharekës dhe Misionit të OSBE-së në Kosovë. Kryetari Muharremaj,  e ka njoftuar mbi projektet dhe zhvillimin e punimeve në infrastrukturë. Ka kërkuar bashkpunimin e mëtejshëm për sektorë të ndryshëm e sidomos përkrahjen për aktivitetet e rinisë dhe qeverisjen e mire, dhe njëherit e ka falenderuar për përkrahjen e deri tashme të OSBE-së.