Suharekë
2019/03/06 - 2:56
Sot, kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj, ka vizituar SHMT “Skender Luarasi”, ku me këtë rast ka bashkëbiseduar me mësimdhënësit e kësaj shkolle lidhur me ecurinë e mësimit dhe ka ka vizituar disa klasë për të parë se si zhvillohet një orë mësimi në këtë shkollë si dhe ka parë nga afër punën praktike të nxënësve. Kryetari Muharremaj gjatë vizitës është shprehur se:
“Me shumë vullnet inkuadrohem ta jap maksimumin me përkrahje, aty ku shoh energji dhe dashuri për punë dhe mësim”.
“Arsimimi është shtylla e kombit, prandaj ne duhet t’a kemi detyrë që ta bëjmë prioritet të zhvillimit dhe ardhmërisë për vendin”.