Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Me aktivitete të shumta u kremtua 13 Qershori – Dita e çlirimit të Suharekës

2010/06/15 - 12:00

 tek përmendorja e Besim Ndrecës, te përmendorja e Kenan Halimit, te përmendorja e Ukë Bytyqit, tek lapidari i viktimave civile të luftës, te varri i Ukë Bytyqit, tek përmendorja  e gazetarëve gjerman , tek dëshmorët në Duhël, Bllacë e Caralevë. Ndërkaq në ora 13:00 në Shtëpinë e kulturës Ukë Bytyqi, u mbajt Akademia Solemne, ne prani të Kryetarit të Komunës Z. Kuçi dhe bashkëpunëtorëve të tij, të përfaqësuesve të shoqatave të dalura nga lufta, të përfaqësuesve të KFOR-it, të Policisë së Kosovës, të LMT-së të deputetëve të Kuvendit të Komunës, të familjarëve të dëshmorëve. Me q’ rast kryetari i komunës z. Kuçi i falënderoi të pranishmit dhe në veçanti familjarët e dëshmorëve të cilët dhanë më të dashurit e tyre. Kjo Akademi solemne u përcoll me një program kulturore artistik, me këngë korale e recital. Po ashtu Komuna e Suharekës ndau shpërblime për më të merituarit të komunës së Suharekës, ku shpërblimi “ Emblema e art” iu nda Destan Bajraktarit post mortum, tri shpërblime “ Skënderbeu” dhe 13 mirënjohje të 13 qershorit, për veprimtarë të shquar si në lëmin humanitare, edukative e patriotike. Kryetari i komunës në shenjë nderi dhe respekti për familjet e dëshmorëve para të pranishmëve i njoftoi me vendimin për ndarjen e banesave për familje të dëshmorëve, ku këtë vendim ia dha kryetarit të shoqatës së familjarëve të dëshmorëve z. Avdullah Krasniqi. Kjo ditë vazhdoi me aktivitete tjera, si koktej për familjarë të dëshmorëve, shfaqja teatrale nga “ teatri i ëndrrave” të komunës së Suharekës, defileu i ish ushtarëve të UÇK-së nëpër qytet dhe manifestimi qendror i cili u mbajt në stadiumin e qytetit me një program kulturore artistik të SHKA-së Jehona dhe shumë këngëtarëve nga komuna jonë. Në orët e mbrëmjes në qendrën e rinisë “ Shtëpia e Flebahut” u mbajt ekspozita e artit dhe e artikujve të gazetave për komunën e Suharekës. Po ashtu këtë ditë e përcollën edhe shumë aktivitete sportive si turneu në shah dhe në mundje. Fillimisht gjatë kësaj dite delegacioni nga komuna i prirë nga kryetari i komunës z. Blerim Kuçi dhe stafi i tij udhëheqës, nga përfaqësues të shoqatave të dalura nga lufta, të përfaqësuesve të KFOR-it të shumë familjarëve të dëshmorëve u bë nderimi i dëshmorëve të komunës ës Suharekës, duke i bërë homazhe dhe duke vendosur buqeta lulesh tek lapidari i dëshmorëve,