Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

MEMORANDUM MIRËKUPTIMI DHE BASHKËPUNIMI NË MES TË AMERICAN ADVISING CENTER – Education USA KOSOVO DHE KOMUNËS SË SUHAREKËS

2022/10/18 - 8:18

American Advising Center – Education USA Kosovo (AAC – EdUSA Kosovo) dhe Komuna e Suharekës, të referuar së bashku këtu si “Partnerët”, përmes këtij Memorandumi të Mirëkuptimit dhe Bashkëpunimit, pajtohen që të krijojnë partneritetin për bashkëpunim të ndërsjellët për të rinjtë e Komunës së Suharekës.
Specifikisht, ky bashkëpunim është për ofrimin, FALAS, të trajnimeve, punëtorive dhe sesioneve informuese për të rinjtë e Komunës së Suharekës për të studiuar në SHBA, me bursa – “Këshillim për studime në SHBA dhe bursa”, Përgatitje për Testet Standardizuese TOEFL IBT & SAT dhe Programet JUNIOR COLLEGE PREP CLUB – jCPC – për nxënësit e klasave të 10-ta dhe COLLEGE PREP CLUB – për nxënësit e klasave të 11-ta.
Programi zgjat pesëmbëdhjetë (15) muaj, nga Shtator 2022, dhe ka për qëllim përgatitjen e të rinjve për të studiuar në SHBA, me bursa, të pjesëshme dhe/ose të plota.
Programet janë hibride – kombinim i sesioneve virtuale dhe në American Advising Center, Fakulteti i Edukimit, Universiteti i Prishtinës, në Prishtinë.