Suharekë
2010/05/19 - 12:00
Sipas vlerësimeve të Motrës Johana disa pozicione në përshkrimin e projektit janë të larta dhe vështirë se do të mund të gjendet donator. Kështu nga Kryetari kërkoi të rishikohet edhe njëherë ky projekt, të hiqen disa pozicione në mënyrë që të mund si i tillë të aprovohet nga ndonjë donator. Kryetari në këtë rast shprehu nevojën e domosdoshme që ky projekt të realizohet gjithsesi dhe të hyjë në projektet prioritare të vitit 2011. Në Komunën e Suharekës, përkatësisht në zyrën e kryetarit të komunës ishte në vizitë Motra Johana me bashkëpunëtorët e saj. Temë kryesore e bisedës së këtij takimi ishte projekti i shkollës së Muhlanit. Motra Johana është në për[pjekje të vazhdueshme për të siguruar fonde për të realizuar projektin e ndërtimit të shkollës së Muhlanit mirëpo ende nuk është arritur gjetja e një donatori të mundshëm që do të mbulonte kostot e shpenzimeve të projektit.