Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Në SHFMU “Shkëndija”do të rregullohet dyshemeja dhe salla sportive

2020/01/24 - 2:18

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, sot ka vizituar nxënësit dhe mësimdhënësit e Shkollës Fillore dhe  të Mesme të Ulët “Shkëndija” në Suharekë, ku për së afërmi është njoftuar me gjendjen dhe me kushtet në të cilat punohet në këtë shkollë. Kryetari Muharremaj, pasi ka parë të arsyeshme rregullimin e dyshemesë për kushte më të mira të nxënësve të këtushëm dhe rregullimin dhe funksionalizimin e sallës së sporteve, më pas ka premtuar se të dyja këto do të rregullohen për një kohë sa ma të shkurtër. Këtu kryetari ka premtuar edhe përkrahjen për rregullimin e ambientit shkollorë, përkatësisht oborrit të shkollës.