Nesër mbahet testi i arritshmërisë për klasët e nënta
2010/06/28 - 12:00
Testi do të mbahet nesër përkatësisht me datë 29.06.2010 në ora 10:00 në tri shkolla:
– Gjimnazin -“ Jeta e re “
– SHMT -“ Skënder Luarasi “ dhe
– Shkollën fillore -“ 7 Marsi “
Në këtë vit testit të arritshmërisë do t’i nënshtrohen 1316 nxënës nga të gjitha shkollat e komunës, do të thotë 361 nxënës më pak se në vitin e kaluar. Sipas Drejtorisë për arsim janë bërë të gjitha përgatitjet ku janë caktuar administruesit dhe vëzhguesit e testit. Varësisht nga numri i pikëve të arritura në test do të bëhet përcaktimi i nxënësve në regjistrimin në drejtimet përkatëse.
Drejtoria komunale e arsimit në Komunën e Suharekës ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për realizimin e testit të arritshmërisë për klasët e nënta.