Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Nxënësit e ShMP “Abdyl Ramaj” : Të interesuar për kushte sa më të mira për punë praktike

2019/10/01 - 10:53

Disa nxënës të klasës   11/3 Drejtimi – Administratë nga Shkolla e Mesme Profesionale “Abdyl Ramaj” në Shirokë, së bashku me kujdestarin e tyre Driton Gegaj, kanë takuar sot kryetarin e Komunës z.Bali Muharremaj, me të cilin kanë biseduar   për kushtet e punës praktike. Nxënësit së bashku me kryetarin e Komunës, kanë fol edhe  për  aktivitetet tjera që ata i realizojnë në institucione komunale. Kryetari Muharremaj, gjatë këtij bashkëbisedimi i ka uruar nxënësve suksese në mësime dhe në sfera tjera të jetës, duke u shprehur se përkrahja institucionale për të gjithë  nxënësit dhe mësimdhënësit nuk do të mungojë asnjëherë.