Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

OSBE-ja në Suharekë do të mbajë aktivitet me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë

2010/09/13 - 12:00

. Andaj më 15 shtator nga ora 12:30 në Sallën e Kuvendit të Komunës do të mbahet një takim, në të cilin do të bëhet simulimi i Kuvendit të Komunës nga ish anëtarët e Asamblesë Rinore, nga nxënësit e Gjimnazit “ Jeta e Re”, vullnetarët e Qendrës Rinore dhe vullnetarët e Shoqatës “ Vajzat Sot”. Në këtë takim prezent përveç të rinjve do të jetë edhe vet Kryetari i Komunës së Suharekës, z.Blerim Kuçi, drejtori i Drejtorisë për ekonomi, financa dhe buxhet z.Muhamet Spahiu, përfaqësuesit e OSBE-së dhe të LMT-së. Duke konsideruar që 15 shtatori shënohet në përgjithësi si Dita Ndërkombëtare e Demokracisë, përfaqësuesit e OSBE-së me seli në Suharekë do të organizojnë aktivitet për nder të kësaj dite.