Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Për 100 bursa kanë aplikuar 303 kandidatë

2013/03/25 - 12:00

Drejtoria Komunale e Arsimit, do të ndajë 100 bursa, prej të cilëve 70 për studentë  dhe  30 nxënës. Për të përfituar një bursë, ka qenë interesim i madh i kandidatëve, pasi gjatë afatit të konkursit kanë aplikuar 303 kandidatë dhe ate 223 studentë dhe 80 nxënës. Komisioni I formuar për ndarjen e bursave ka filluar të shqyrtojë kërkesat e aplikuaesve dhe posa të përfundoj punën do të shpallë emrat e përfituesve.