Suharekë
2019/06/03 - 2:34
Për nder të 1 Qershorit, ditës së fëmijëve, sot është organizuar një aktivitet nga disa fëmijë nxënës edhe të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptas, të cilët e kanë vizituar Komunën e Suharerkës. Ata i ka pritur drejtori i Arsimit z.Remzi Bytyqi, i cili i ka uruar për ditën e tyre dhe u ka thënë se: “Komuna e Suharekës është në përkrahje të fëmijëve të të gjitha përkatësive etnike dhe se i mbështet ata në shumë projkete, të cilat janë në interes të të gjithë fëmijëve të Komunës së Suharekës”. Më pastaj fëmijët kanë vazhduar në qendrën e qytetit, për të shpërndarë pije të freskëta nga “Golden Eagle”, kompani e cila i ka dhuruar këtë pije për këta fëmijë dhe për fëmijë tjerë, moshatarë të tyre të cilët ata i takojnë në rrugë.