Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Përfaqësuesit e fshatit Javor e Luzhnicë kërkojnë pavarësimin e shkollës së tyre nga shkolla e fshatit Bllacë

2010/04/20 - 12:00

Sot Nënkryetari i  komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj priti në takim përfaqësuesit e fshatit Javor dhe Luzhnicë me q`rast u njoh me problemet dhe nevojat e qytetarëve të kësaj pjese të komunës sonë.
Fillimisht qytetarët shprehën brengosjen e mos realizimit të kërkesës se tyre rreth ndarjes së kësaj shkolle nga shkolla amë në Bllacë, ku sipas tyre një kërkesë e tillë i është bërë Ministrisë së arsimit vite më parë dhe ana e Ministrisë është aprovuar, mirëpo ka hasur në pengesë tek institucionet lokale. Meqë kjo shkollë ditë më parë ka filluar procesin mësimor në objektin e ri shkollor, prioritet është të rregullohet rryma dhe uji të cilat i mungojnë aktualisht shkollës.
Nënkryetari i Komunës i mirëpriti të gjitha kërkesat dhe shprehu interesimi për të ndihmuar gjithsesi qytetarët e sidomos rininë shkollore me dëshirën për t`ua lehtësuar jetën banorëve të kësaj ane dhe zotohet se gjithsesi do të merret sidomos me kërkesën për pavarësimin e shkollës ku zyrtarja ligjore e drejtorisë së arsimit e cila prezantoi në takim i njohi me procedurat e nevojshme për të arrituar deri tek finalizimi i kësaj çështje. Poashtu Nënkryetari u premtoi se gjithsesi do të punojë në drejtim të sigurimit të rrymës së shkollës si nevojë jetike për funksionim të mirë të procesit mësimor.

Sot Nënkryetari i  komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj priti në takim përfaqësuesit e fshatit Javor dhe Luzhnicë me q`rast u njoh me problemet dhe nevojat e qytetarëve të kësaj pjese të komunës sonë.