Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Përkujtohet dëshmori i kombit Indrit Cara

2022/03/31 - 2:59

Dëshmori i kombit i cili erdhi nga Shqipëria për të luftuar në Kosovë e që e la Londrën, ra heroikisht në betejën e famshme në Gallushë, duke luftuar me forcat paramilitare serbe.

Në vendin e rënies, në Gallushë të Semetishtit, sot u bënë homazhe dhe u vendosën kurora lulesh nga dy kryetarët z.Bali Muharremaj nga Komuna e Suharekës dhe kryetari i Bashkisë së Kavajës z.Redjan Krali e po ashtu edhe prindi i dëshmorit Cara z.Lulzim Cara, së bashku me shumë zyrtarë nga Bashkia e Kavajës e po ashtu edhe nga Komuna e Suharekës.

Po ashtu edhe nga FSK, gjenerali Gezim Hazrolli, babai i heroit të Kosovës Mujë Krasniqi, z.Halil Krasniqi e shumë bashkëluftëtarë të dëshmorit Indrit Cara nga të gjitha trvat shqiptare.

Në fund, kurora lulesh u vendosën edhe te varrezat e dëshmorëve në Suharekë.