Suharekë
2010/09/10 - 12:00
Pas këtij takimi ministri Limaj dhe Kryetari i Komunës së Suharekës, Blerim Kuçi, kanë përuruar sot pasdite rrugën e gjatë 7 kilometra që lidhë Mushtishtin me Sopijën. Duke përuruar këtë rrugë që është financuar me rreth 1 milion e 600 mijë euro mjete këto të ministrisë së transportit, ministri Limaj, ka thënë se e tëra kjo po bëhet me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës rrugore si dhe krijimit të kushteve sa më të mira për jetën e banorëve të këtushëm. Për ndihmën e dhënë dhe për premtimin e ministrit Limaj, si edhe për investime tjera në këtë komunë, sidomos të pjesës së rrugës Suharekë-Studenqan, Kryetari i komunës Blerim Kuçi, falendëroi ministrin Limaj. Kryetari Kuçi, ka thënë se ne jemi dakord për disa projekte të cilat janë të një rëndësie ku bëhet lidhja e qeverisë lokale me atë qendrore. Kemi biseduar edhe për autostradën që po ndërtohet dhe është pjesë edhe e komunës sonë, ka thënë Kuçi për vizitën e ministrit Limaj. Ministri i Transportit dhe Posttelekomit të Kosovës Fatmir Limaj sot ka vizituar Komunën e Suharekës. Gjatë qëndrimit në këtë komunë, ai fillimisht ka takuar Kryetarin e Komunës, Blerim Kuçin, me të cilin ka biseduar për një bashkëpunim sa më të mirë në mes të komunës dhe ministrisë.