Suharekë
2010/06/03 - 12:00
Ndërkaq si qëllim i këtij takimi ishte ndarja e detyrave dhe përgjegjësive për të gjithë anëtarët e këtij këshilli dhe për mënyrat e mëtejme deri tek një organizim sa më i mirë i të gjitha aktiviteteve që do të mbahen gjatë kësaj dite festive. Me rastin e 13 qershorit Këshilli organizativ i kësaj kremte ka planifikuar të mbajë këto aktivitete :
– turneun në futboll- finalja,
– vendosja e buqetave me lule tek varrezat e dëshmorëve- tek përmendorja e B. Ndrecës, e K. Halimit, te varri i Ukë Bytyçit, në qaf të Duhlës te përmendorja e gazetarëve gjerman dhe në Carralevë,
– akademi solemne,
– koktej për familjarët e dëshmorëve,
– shfaqje teatrale,
– koncert festivë për fëmijë,
– defileu i veteranëve të luftës,
– koncerti qendrorë festivë,
– ekspozitë e artit dhe artikujve të gazetave për Komunën e Suharekës,
– koktej për veteranët nga komunat tjera,
– turneu i shahut dhe
– turneu i mundjes- finalja.
Sot në sallën e Bordit të drejtorëve, Këshilli organizativ për kremtimin e 13 qershorit mbajti takim rreth përgatitjeve të kësaj dite festive. Fillimisht këtë takim e hapi dhe e kryesoi nënkryetari i komunës z. Bali Muahrremaj i cili i falënderoi të pranishmit për pjesëmarrje në këtë takim.