Suharekë
2018/09/25 - 7:52
Në natën e dytë të“Festari 2018” në ambientet e Restaurant “Rozafa 2” në Suharekë, po mbahet Revyja e rapsodëve – Riza Bllaca. Ky manifestim edhe kësaj radhe ka tubuar shumë dashamirë të folklorit, të cilët kanë ardhur për të dëgjuar këngë të këtij zhanri. Kryetari i Komunës së Suharekës z. Bali Muharremaj, ka përshëndetur pjesmarrësit, rapsodët e njohur nga të gjitha trevat e Kosovës si dhe qytetarët e pranishëm, shumica e të cilëve ndonëse ishin në moshë të shtyer kishin ardhur për të dëgjuar këngë folklorike. Kryetari Muharremaj më pas ka shtuar se : “ Fjalimin tim po e fillojë me Ramë Bllacën, që e mbajti Kosovën në kohën më të vështirë dhe po dal tek kultura, te folklori, rapsodi Riza Bllaca dhe shumë shokë të tij, por edhe shumë nga ju që jeni këtu e keni mbajtur traditën dhe folklorin në përgjithësi” .Më pas kryetari ka fol për rëndësinë e Festarit. Ndërsa në vazhdim po jehon kënga foklorike nga emra të njohur. Ata po i këndojnë trimërisë, urtësisë dhe përsonaliteteve të shquara të kombit. Në përfundim të këtij Programi do të ndahen mirënjohje për të gjithë pjesmarrësit.