Suharekë
2024/05/24 - 2:17
Përfaqsues nga Organizata japoneze “JICA”, kanë takuar sot nënkryetaren e Komunës znj. Mihrije Suka dhe zyrtarin komunal për MM Fisnik Tahirin, ku kanë diskutuar rreth Projektit :”Ngritja e kapacitetëve për Menaxhim të mbeturinave drejt një shoqërie të shëndoshë faza e dytë”.
Nëkryetarja e Komunës, pasi ka përshëndetur të pranishmit, më pas ka falenderuar Organizatën japoneze “JICA”, për kontributin e dhënë dhe për mbështetjen e ofruar vazhdimisht në projektet që kryesisht kanë të bëjnë me një mjedis të pastër, e sidomos për projektin “Ngritja e kapacitetëve për Menaxhim të mbeturinave drejt një shoqërie të shëndoshë faza e dytë”
Komuna e Suharekës është e përfshirë në tri pilot-projekte si:
PP1 – Edukimi Mjedisor
PP4 – Reforma e Taksës komunale dhe
PP5- Trajtimi i mbeturinave nga konstrukt demalizmi.
Ndërsa, zyrtari komunal i MM, Fisnik Tahiri ka fol për progresin, sfidat e Pilot-proejktit (PP) si dhe realizimin në vazhdimësi