Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Publikohet konkursi plotësues për regjistrimin e nxënësve në klasën e dhjetë të arsimit të mesëm të lartë për vitin shkollor 2010/2011

2010/08/23 - 12:00

 Nga Ministria e arsimit, shkencës dhe teknologjisë sot u publikua konkursi plotësues për regjistrimin e nxënësve në klasën e dhjetë të arsimit të mesëm të lartë për vitin shkollor 2010/2011 me q`rast u jepet mundësia të gjithë nxënësve që nuk janë pranuar në konkursin  e rregullt të aplikojnë në drejtimet ku ka vende të lira për t`u regjistruar .
 
        Për regjistrimin e nxënësve në klasën e 10-të, të arsimit të mesëm të lartë  për vitin   shkollor 2010 /2011, mund të konkurrojnë kandidatët të cilët kanë mbaruar arsimin e obligueshëm dhe nuk janë  më të vjetër se 17 vjeç.
Nxënësit të cilët  kanë mbaruar klasat 6-9 (SHMU), jashtë Kosovës, janë të obliguar të bëjnë nostrifikimin e dëftesës  në MASHT dhe pastaj konkurrojnë për regjistrim.
 
Dokumentet e nevojshme për konkurrim
 Nxënësit për të konkurruar për regjistrim në klasën e 10-të në gjimnaz dhe shkolla teknike, duhet të paraqesin këto dokumente:
·         Fletëparaqitja  (e cila merret në shkollën në të cilën konkurron);
·         Dëftesën origjinale për kryerjen e shkollës së mesme të ulët (6 -9) dhe
·         Certifikatën e lindjes.
   
    Afati i paraqitjes së dokumenteve dhe shpallja e rezultateve
 
             Paraqitja e dokumenteve do të bëhet më 24 dhe 25 gusht 2010 në lokalet e shkollës ku nxënësi dëshiron të regjistrohet. Pranimi i dokumenteve bëhet prej orës 8:00-16:00.
             Rezultatet për pranimin e nxënësve shpallen në shkollat përkatëse, me datën 26.08. 2010 prej orës 12:00.
Kthimi i dokumenteve për nxënësit, të cilët nuk janë pranuar bëhet më 30 gusht 2010.
Kandidati i refuzuar dhe i cili dyshon se i janë shkelur kriteret e regjistrimit ka të drejtë ankese brenda 24 orëve nga koha e shpalljes së rezultateve, ai i paraqet  ankesë drejtorisë së shkollës, drejtorisë komunale të arsimit dhe në raste të jashtëzakonshme edhe MASHT-it.
 
 Kriteret për regjistrim:
 
Për regjistrimin e nxënësve në klasën e 10-të merren parasysh këto kritere:
        1.  Suksesi nga shkollimi i mesëm i ulët                (25%)      25 pikë
        2.  Suksesi nga lëndët prioritare                             (15%)      15 pikë
        3.  Numri i pikëve nga testi                                    (60%)      60 pikë
        4. Suksesi në notat e lëndëve prioritare                   mesatarja së paku 4 (katër)

Nga Ministria e arsimit, shkencës dhe teknologjisë sot u publikua konkursi plotësues për regjistrimin e nxënësve në klasën e dhjetë të arsimit të mesëm të lartë për vitin shkollor 2010/2011 me q`rast u jepet mundësia të gjithë nxënësve që nuk janë pranuar në konkursin  e rregullt të aplikojnë në drejtimet ku ka vende të lira për t`u regjistruar .