Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

QKMF-ja “Rexhep Kuçi” ka shënuar 12 Maji Ditën  e Infermierisë.

2024/05/10 - 2:32

QKMF-ja “Rexhep Kuçi” në Suharekë, me aktivitete të ndryshme dhe me moton: “Shpëto një  jetë dhe bëhesh hero, shpëto shumë jetë dhe bëhesh infermier”, sot ka shënuar 12 majin- Ditën e Infermierisë. Kështu aktivitetet kanë filluar  nga ora 10:00 në Sheshin e Qytetit  ku një grup i infermierëve kanë ofruar këshilla mjekësore ,majten e tenisonit dhe te glikemisë si dhe kanë shpërndar  fletpalosje per qytetarët. Ndërsa më pastaj aktivitetet kanë vazhduar me mbjelljen e luleve dhe me një Ligjeratë me temën: “12 Maji Dita Ndërkombëtare  e Infermierisë”.