Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Qytetarët e fshatit Budakovë takuan nënkryetarin e Komunës z.Bali Muarremaj

2010/08/12 - 12:00

Të frikësuar se migrimi do të vazhdojë dhe se kanoset rreziku që fshati Budakovë të boshatiset, një delegacion i qytetarëve të këtij fshati duke përfaqësuar interesat e gjithë këtij lokaliteti sot shprehen kërkesën para udhëheqësish komunale për ndërtimin e rrugës në lagjen e Hoxhëve dhe Kokollarëve, në mënyrë që jeta e këtyre banorëve të bëhet ma e lehtë. Neve na kanoset rreziku sidomos gjatë stinës së dimrit kur na duhet të udhëtojmë për në qytet, u shpreh njëri nga përfaqësuesit e këtij fshati.
Nënkryetari i Komunës, z.Bali Muharremaj, njoftoi se projekti tashmë gati janë në përfundim procedurat e tenderimit dhe shpresojmë që punimet të fillojnë në fillim të shtatorit. Ndërkaq rreth kërkesës së qytetarëve që të shtohet gjatësia e kësaj rruge, nënkryetari premtoi se kjo do të arrihet në vitin e ardhshëm.
 

Përfaqësues të fshatit Budakovë sot ishin në Komunën e Suharekës përkatësisht në takim me nënkryetarin e Komunës z.Bali Muharremaj.