Suharekë
2024/05/29 - 1:07
Këngëtarja e njohur nga Mushtishti znj. Shkurte Fejza , sot në një ceremoni solemne të thirrur nga Kuvendi i Komunës së Suharekës u nderua me Titullin “Qytetar Nderi“ e Komunës së Suharekës. Me këtë titull ajo u vlerësua në prag të koncertit festiv të 50 vjetorit të karrierës.
Kryetari i Komunës së Suharekës, z. Bali Muharremaj, me këtë rast pasi ka përshëndetur të pranishmit më pastaj ka shtuar se: “ sot është një ditë me rëndësi për Komunën e Suharekës dhe për familjën Behluli. Ka ardhur koha që ti respektojmë njerëzit sa janë gjallë…ne do të vazhdojmë ti respektojmë dhe ti nderojmë të gjithë ata që kanë kontribuar ndër vite. Shkurte Fejza është ikona e këngës shqipe.”
Ndërsa këngëtarja e njohur Shkurte Fejza, me shumë emocione ka falenderuar Komunën, Kuvendin, kryetarin, kryesuesin dhe të gjithë ata që ishin prezentë në këtë ceremoni. Ajo ka thënë se jam shumë e nderuar me këtë titull: “Kam pas rastin të marrë shumë çmime e mirënjohje të ndryshme kudo, por sot ky çmim për mua është më i ngrohtë, më afër zemrës…”